Një here një çift i krishtere ne Medine kishin ardhur tek shtëpia e Aliut a.s. te kërkojnë lutje nga ai për foshnjën e tyre te sëmurë.
Krishterët e Medinës edhe pse u mbeten besnik fesë se tyre ata çmonin dhe respektonin shume Profetin Muhammed s.a.a.v.s dhe anëtarët e Familjes... Show More >>Një here një çift i krishtere ne Medine kishin ardhur tek shtëpia e Aliut a.s. te kërkojnë lutje nga ai për foshnjën e tyre te sëmurë.
Krishterët e Medinës edhe pse u mbeten besnik fesë se tyre ata çmonin dhe respektonin shume Profetin Muhammed s.a.a.v.s dhe anëtarët e Familjes se tij te shenjte dhe veçanërisht Prijësin dhe trashëgimtarin e Profetit, Imam Aliun a.s.
Kur erdhën ne shtëpinë e Aliut a.s. ata nga ai kërkuan qe te bej lutje deri tek Zoti për shërimin e fëmijës se tyre ndërsa Imam Aliu a.s. i drejtoj për dua tek djali i tij i vogël Imam Hysejni a.s. dhe u tha: \"ashtu si ky djali im i ri tani do te ndihmon djalin tuaj edhe djali i juaj do ti ndihmoj atij ne momentet me te renda dhe vështira te jetës se tij.\"
Çifti pa kuptuar fjalët e Imam Aliut a.s. iu falënderuan dhe u kthyen ne shtëpinë e tyre. Nuk kaloj shume kohe, gjendja e djalit te tyre u permisua shume dhe ai u shpëtua nga sëmundja vdekjeprurëse. Pas pak kohe familja mërgoi nga Medina duke vazhduar jetën ne një vend tjetër te përkushtuar ne fenë e tyre,
Fati deshi qe pas shume kohesh, Imam Hysejni a.s. te niset për ne Qerbela dhe rrugës takoj këtë familje. Ata kur panë karvanin e Hysejnit a.s. menjëherë pyeten se nga vijnë, madje kur morën vesh se janë nga Medineja ata menjëherë pyeten për Aliun a.s. dhe familjen e tij.
Imam Hysejni a.s. u tha qe Imam Aliu a.s. është babai i tij dhe se bashku me vëllain e vet janë martirizuar nga ana e njerëzve te lige myslimane madje u tregoi edhe për qëllimin e udhëtimit te vet.
E ëma e këtij djaloshi gjithmonë ia tregonte fëmijës se vet rastin kur duaja e djalit te Imam Aliut a.s. u be sebep për shpëtimin e tij dhe gjithashtu i tregoj se do vije koha kur ai do rikthen këtë mirësi. Kur kuptuan se Imam Hysejni a.s. ishte duke shkuar ne lufte ata e kuptuan se tani është koha për te kthyer mirësinë me mirësi dhe djali posa i martuar i tyre Vehabi iu bashkëngjit \"Karvanit te Dashurisë.\"
Imam Hysejni a.s. ne hadithet e Profetit Muhammed s.a.v.a.s. konsiderohet si \"Mbreti i martireve\" ndërsa sakrifica e tij është vërtetim i rrugës qe trasoi gjyshi i tij dhe profeti i fundit i Zotit, Muhammedi s.a.v.a.s. \"Hysejni është nga unë dhe unë jam nga Hysejni,\" ose \"Hamza ishte mbreti i martireve te kohës se vet ndërsa Hysejni është mbreti i martireve për gjithë kohërat.\"
Ne një thënie te Imamëve te Ehlibejtit a.s. thuhet se asnjë martir nuk mund te arrin gradën e martirizimit nëse nuk ka lejen e Imam Hysejnit a.s. madje kjo vlen për gjithë kohërat. Pas takimit me Vehabin r.a. Imam Hysejni a.s. ia dha myzhdenë se Zoti e ka zgjedhur te jete pjesëtare ne \"Karvanin e Dashurisë\" dhe ia tregoi atij vendin e tij ne Parajse.
72 jaranët e Imam Hysejnit a.s. dëshmuan me sakrificat e tyre madhështinë e njerëzisë dhe u bene drita qe do ndriçojnë gjithmonë ne zemrat e njerëzve liridashës dhe te shtypur.
Allahu bekoftë ditën kur lindi Vehabi dhe vdiq dhe ditën kur do ringjallet prapë. Show Less >>
Having difficulty playing this video? Click here and let us know.
ShiaTV does not endorse any User Submission or any opinion, recommendation, or advice expressed therein, and ShiaTV expressly disclaims any and all liability in connection with User Submissions.
Comments
Add Comment