Zuhejr ibn Kain ishte nga Iraku prej fisit Bixhali dhe ishte ashab i Profetit Muhammed (S). Pas vdekjes së Profetit (S) ai ishte i afërt me ideologjinë e kalifit të tretë Uthmanit dhe nuk kishte asgjë të bëjë me ithtarët e Aliut (A). Ishte tregtarë dhe njeri i... Show More >>Zuhejr ibn Kain ishte nga Iraku prej fisit Bixhali dhe ishte ashab i Profetit Muhammed (S). Pas vdekjes së Profetit (S) ai ishte i afërt me ideologjinë e kalifit të tretë Uthmanit dhe nuk kishte asgjë të bëjë me ithtarët e Aliut (A). Ishte tregtarë dhe njeri i pasur por i drejtë dhe me moral të lartë.
Në kohën kur Imam Hysejni a.s. ishte nisur për në Kufe, Zuhejri së bashku me bashkëshorten kthehej nga Haxhi ndërsa karvani i tij në rrugë erdhi ballë karvanit të Hysejnit a.s. Sa do që Zuhejri përpiqej të mos flasë me Hysejnin a.s., Allahu kishte caktuar që ky njeri i madh të bëhet njëri nga ushtarët dhe ndihmësit e paktë të Imam Hysejnit a.s.
Zuhejr ibn Kain, për shkak të sakrificës që bëri për Imam Hysejnin a.s. dhe ruajtjen e fesë Islame konsiderohet shenjtor dhe ndihmës i Ehlibejtit a.s. Gruaja e tij Dilhem, pas martirizimit të burrit të saj, braktisi tërë pasurinë dhe jetoi në shkretëtirë deri në vdekjen e saj.
Allahu bekoftë ditën kur lindi Zuhejri, kur vdiq dhe kur përsëri do ringjallet. Show Less >>
Having difficulty playing this video? Click here and let us know.
ShiaTV does not endorse any User Submission or any opinion, recommendation, or advice expressed therein, and ShiaTV expressly disclaims any and all liability in connection with User Submissions.
Comments
Add Comment